Davide Pecorelli, biznesmen italian në Shqipëri rezulton i zhdukur prej djhetë ditësh, ndërkohë që një ditë më parë në një makinë të djegur në Reps janë gjetur dhe eshtra njerëzish.
Mësohet se në makinën e ish-arbitri italian është gjetur një orë dhe një celular. Mes të tjerash bëhet e ditur se biznesmeni ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë më pas në Shkoder dhe ka qëndruar dy netë në Pukë në hotel Turizmi. Burimet konfirmojmë se biznesmeni po kthehej në hotel kur është djegur mjeti, ndërkohë që lëvizjet e tij konfirmohen përmes GPS. Ndërkohë që partnerja e tij shqiptare ka deklaruar se ai kishte interes ta zhvillonte biznesin në Veri të Shqipërisë.
Eshtrat do dërgohen në Itali për ekspertizën e ADN-së dhe në këtë mënyrë mund të identifikohen kujt i përkasin. Pecorelli ka partneren me origjinë shqiptare, me të cilën ka dhe një fëmijë. Kjo duket se e ka lidhur atë më shumë me Shqipërinë. Ai kishte mbërritur në Shqipëri në 7 janar. Më pas udhëtoi drejt Veriut me një automjet tip “Skoda” të marrë me qira. Policia aktualisht po heton rreth zbardhjen së plotë të ngjarjes italiane, e cila u sinjalizua nga mediat italiane të cilat shkruajtën për zhdukjen e biznesmenit.
