Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Biznesmeni italian: U zhyta në borxhe dhe sajova vdekjen në Pukë

11:49 / September 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pecorelli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë ka treguar për autoritetet se është i zhytur në borxhe.

Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Raffaele Cantone, ish-gjyqtari italian i futbollit është shprehur: “Vendosa që të zhdukesha sepse jam i zhytur në probleme ekonomike. Jam praktikisht i rrënuar.”

Për gati nëntë muaj ai qëndroi i fshehur ndërsa familjarët i kishin humbur shpresat se mund ta shihnin të gjallë. Zyra e prokurorit ka bërë të ditur se në historinë e tij ka detaje tragjike.

“Unë kam katër fëmijë, tre prej tyre janë ende të mitur, ju lutemi bëni punën tuaj në mënyrë profesionale” u tha Pecforelli fillimisht gazetarëve.

Ai tha se familja e tij nuk dinte asgjë për atë që po ndodhte dhe shtoi “Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam shkelur disa ligje, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por nuk do jem unë ai që do t’i tregojë“.

Kush i vuri flakën makinës? Pse ky inskenim?

“Ajo që është e sigurt” tha Pecorelli “është se unë kurrë nuk do të jem një sipërmarrës përsëri në Itali. Nëse do t’i bëja të gjitha këto për sigurimin? Jo, unë nuk do të arrija deri këtu”.

Pecorelli tani do të shkojë në shtëpi pranë familjes së tij.

“Unë nuk kisha qenë në kontakt me askënd muajt e fundit” – thotë ai – “të dashurit e mi më panë përsëri kur u ktheva nga ishulli Montecristo. Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh pranë Medjugorje (Bosnje). Në Shqipëri kam shkelur disa ligje. Por unë i thashë gjithçka prokurorit, ata do t’i bëjnë të ditura detajet” deklaroi ai.

Italianin e pret një betejë e vështirë përballë drejtësisë në Itali dhe Shqipëri mbi inskenimin e vdekjes dhe zhdukjes pa gjurmë, teksa u zbulua se ishte gjallë vetëm pak ditë më parë në vendin e tij. Por përse u fsheh për tetë muaj?

Biznesmeni do të hetohet në vendin tonë për të paktën 4 akuza. Shkatërrimi i pronës, pasi mjetin që ai dogji në Pukë, e kishte marrë me qira në një kompani private në Rinas. Akuza tjetër është ajo e dhunimit të varreve, pasi eshtra e gjetur në vendngjarje dyshohet të jetë marrë në varreza të vjetra.

Pecorelli do të hetohet edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Kjo, pasi ai kaloi në mënyrë ilegale dhe me identitet të rremë kufirin nga Hani i Hotit deri në Itali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.