Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

BKH, arrestime për blerje votash

15:20 / May 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bkh 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetimet për krimet zgjedhore kanë zbritur në terren. Këtë të enjte, agjentë të BKH-së dhe Policia e Shkodrës kanë kryer kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona si: Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë.

Fjala është për procedime penale që janë regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër dhe në këtë kuadër ka pasur edhe të shoqëruar, për të cilët po verifikohet nëse kanë tentuar të ndikojnë në zgjedhjet e 11 Majit.

Në Shkodër ishte kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ku zhvilloi një takim me prokurorin Albert Murçaj. Të njëjtën gjë kreu i SPAK bëri në Lezhë, ku u takua me Arben Nikën, të komanduarin si kryeprokuror i Lezhës, si dhe me përfaqësues të Policisë Vendore në Lezhë.

Më herët SPAK-u njoftoi zyrtarisht se janë administruar materialet për 123 raste të dyshuara për krime zgjedhore, nga të cilat vetëm 35 raste kanë nisur procedime penale, nën dyshimin e krimeve zgjedhore, për të identifikuar personat që po tentojnë të ndikojnë në zgjedhje. Në 8 raste, SPAK ka nisur hetimet kryesisht, ndërsa në 20 raste të tjera ka qenë policia ajo që i ka referuar rastet në SPAK.

Pavarësisht zhurmës së madhe politike, vetëm për dy kallëzime të subjekteve politike janë regjistruar procedime penale. Tre kallëzime të tjera kanë ardhur nga qytetarë dhe dy nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

arrestime BKH vota zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.