Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ka deleguar kompetencat e këtij posti, zv/ ministrit Besfort Lamallarit për një periudhë kohore nga data 25 Mars deri më 30 Prill të këtij viti.
Urdhri i ministrit Çuçi është botuar në fletoren zyrtare sipas të cilit, këto kompetenca do të ushtrohen vetëm në këtë periudhë kohore, dhe do të ndërpriten vetëm në rast kur ato do të rimerren nga titullari i institucionit.
