Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Blendi Fevziu përlotet për humbjen e nxënësit 14-vjeçar

22:57 / November 18, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Blendi Fevziu
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vrasja me thikë e nxënësit 14-vjeçar mesditën e së hënës në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik. Ngjarja e rëndë ngriti alarmin e situatës shqetësuese me adoleshentët, që herë pas here përfshihen në sherre që përfundojnë edhe në fatalitet.

Emisioni Opinion ka trajtuar ngjarjen e rëndë, ku foli edhe një zonjë e cila i dha ndihmën e parë në vendngjarje 14-vjeçarit që dergjej i shtrirë përtokë pak metra larg shkollës “Fan Noli”.

Gazetari Blendi Fevziu u shfaq i përlotur dhe i prekur nga ngjarja e rëndë e humbjes së jetës së një fëmije 14 vjeç. Ai bëri edhe apel për qytetarët që të japin sa më shpejt ndihmën e parë kur shikojnë qytetarë në nevojë.

“Ndihma e menjëhershme është e domosdoshme, mund të shpëtosh një jetë për pak sekonda angazhim. Këto raste edhe sekonda është shumë në qoftë se nuk ndërhyet”, tha Fevziu.

14-vjeçari humbi jetën si pasojë e një goditje me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i së njëjtës shkollë.

Dy adoleshentët ishin konfliktuar edhe në rrjetet sociale dhe të hënën e kishin lënë për t’u sqaruar. Por ngjarja mori përmasa tragjike. Gjatë sherrit, 14-vjeçari u godit me thikë. Në përleshje, i plagosur me thikë mbeti edhe një shok i viktimës. Edhe vetë autori i dyshuar mbeti i lënduar nga thika, por ndodhet në gjendje më stabël.

14 vjecar FEVZIU Perlotet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Bënte manovra të rrezikshme me ‘Range’ në bregdetin e Velipojës, ‘e pëson’ 43-vjeçari

17:42 / June 15, 2025

Hajdutit i sekuestrohen 8 aparate celular, municion, mjete identifikimi dhe…

11:54 / June 15, 2025

Arrestohet “piloti”, kreu manovra dhe përplasi 5 këmbësorë

18:30 / June 14, 2025

Ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit

15:52 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.