Gazetari Blendi Fevziu ka treguar situatën që i ka ndodhur pak ditë më parë teksa udhëtonte drejt Korçës.
Teksa fliste për aksidentet rrugore, Fevziu tha se vetë ai, para një jave kishte parë një mjet, të mbingarkuar me njerëz, që ecte me 130 km/h.
“Ikte e nuk kapej, bëra nja dy herë ta parakaloja, por s’kishte shanse. Ishte një mjet i thjeshtë, i llojit “Renault”, por ecte me 130 km/h. Ishte dhe i superngarkuar me njerëz, kishte nja katër mbrapa e dy pas. I bëra nja dy herë me drita se thashë do iki e do përplaset, por nuk ndalej,”- tha Fevziu.