Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Blendi Klosi tregon si është gjendja shëndetësore e Fatos Nanos: Solli një frymë të re në PS

18:12 / September 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi klosi nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka zbuluar se si është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në një lidhje për “News Line”, ai tregoi se Nano është duke u monitoruar nga mjekët dhe shpreson që gjendja e tij të përmirësohet.

“Gjendja është nën kontrollin e mjekut, të cilët po e monitorojnë nga momenti në moment. Është një gjendje me ulje-ngritjet e saj dhe që realisht të bën të shpresosh për të mirën dhe të ketë një situatë stabël. Natyrisht nuk është një situatë e mirë, është një situatë komplekse, por që mjekët e spitalit ku është shtruar Nano po e ndjekin dhe familjarët e tij nuk kanë informacion më shumë se sa ju keni. Pra, është një situatë që realisht ka shqetësime reale për gjendjen fizike të zotit Nano”.

Më tej, Klosi kujtoi kohën kur ka punuar me Nanon dhe emocionin e jashtëzakonshëm që ndjen. Sipas tij, Nano solli një frymë të re në PS dhe burrat si ai kanë arritur gjëra të mëdha.

“Natyrisht të gjithë ne që kemi punuar me zotin Nano ndjejmë një emocion të jashtëzakonshëm dhe presim me padurim të përmirësohet. Unë kam pasur fatin, nderin, natyrisht dhe krenarinë që të isha ndihmësi i tij, kur unë isha në një moshë shumë të vogël. Tosi ka qene një nga ata burra që po të rrije pranë me të, mësoje shumë. Kemi arritur gjëra të mëdha. Ka qene një njeri shumë i drejtë dhe ka arritur shumë me politikën e tij.

Ai solli një frymë të re në PS, një ekip të ri në drejtimin e partisë. Erdhi si një figurë e spikatur e asaj kohe, si njohës i mirë i realitetit shqiptar dhe atij ndërkombëtar. PS ishte një parti me shumë vlera, një parti liberale, e cila dhe sot vazhdon të jetë e suksesshme”, shprehet Klosi!

blendi klosi Partisë Socialiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.