Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blendi Klosi tregon të papriturën që u përballë ditën e zgjedhjeve kur votoi: U ngatërrova, nuk po gjeja…

21:31 / May 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klosi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi e ka cilësuar kërkesën e PD-së dhe të LSI-së të palogjikshme dhe jo ligjore.

Klosi, u ktheu përgjigje edhe akuzave të kundërshtarëve që janë blerë votat. Një gjë e tillë, sipas tij nuk qëndron teksa tha se nuk do e shqetësonte aspak fakti nëse në Berat do të rinumëroheshin votat, duke shprehur bindjen se ky proces ka shkuar pa manipulime.

“Kërkesa nuk është logjike dhe ligjore. Kam parë ato të LSI dhe janë gjëra fare që s’kanë lidhje me përsëritje, por problematika të vogla të evidentuara nga qv dhe grupet e numëruesve. Asnjëherë opinioni publik nuk blihet me para dhe rezultati është ai që prisnim, të gjitha sondazhet na nxirrnin fitues. Le t’i numërojnë, nuk kam asnjë merak për këtë proces”, tha Klosi.

Në ndryshim nga pjesa më e madhe e mazhorancës, ai është shprehur hapur kundër fletës së votimit me numra, siç ishte në 25 prill. Kjo sepse sipas tij sillte ngatërresë të votuesve, siç edhe ka ndodhur. Madje ai ka zbuluar se edhe ai vetë është ngatërruar teksa ka votuar.

“Fleta e votimit ishte pak e çuditshme, se dhe unë kur votova në Tiranë u ngatërrova, pashë që nuk ishte rresht i fundit, por ishte i 12-ti. Fleta e votimit në Berat kishte 5000 fleta të pavlefshme”, shtoi Klosi.

Fakti që nuk ka pasur manipulim të procesit të votimit apo numërimit, Klosi liston disa argumente.

“Qendra e votimit që nga evidentimi dhe vendosja e gishtit të çdo votuesi dhe procesi është i gjithi i regjistruar dhe nën monitorimin e kamerave, partitë meqenëse fara ishte garë deri në kutitë te fundit, forcat politike ishte atje, kishte dhjetëra vëzhgues dhe lufta bëhej për çdo votë, nuk dyshojmë që gjatë numërimit të votave të ketë pasur qoftë edhe në një fletë të vetme”, përfundoi ai.

blendi klosi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.