Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bleu 5 kg heroinë për 65 mijë €, ja si i futi në kurth agjenti 5 trafikantët

20:22 / July 29, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë persona që transportonin heroinën nga Maqedonia dhe më pas e fusnin në Shqipëri, duke e shpërndarë në grosistë të vegjël, janë marë të pandehur nga prokuroria e Durrësit. Besmir Dashi, Amir Troci, Nexhmedin Uka, Alban Rajta dhe Xheraldo Dashi akuzohen për Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit “Cannabis stativa dhe “Heroinë”. Grupi i përbërë nga pesë persona që u arrestua në fund të muajit janar 2019 në Tiranë, në zonën pranë një qendre tregtare, është zbuluar nga një agjent i Policisë së Shtetit, i cili i është paraqitur trafikantit të drogës Besmir Dashi,se kërkonte të blinte prej tij një sasi të konsiderueshme heroine, me një vlerë prej 65 mijë euro.

Agjenti i infiltruar kishte siguruar të dhëna se Dashi dhe bashkëshortja e tij arrinin të gjenin sasi të konsiderueshme heroine në Maqedoni dhe ta fusnin në Shqipëri, duke e përpunuar në një laborator në fshatin Paskuqan dhe më pas e shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës, Durrësit, Elbasanit etj. Gjithmonë sipas të dhënave të policisë së Durrësit çifti i bashkëshortëve hynte dhe dilte shpesh në Maqedoni vend nga e siguronin dhe drogën. Informacionet flisnin se 1 kg drogë çifti e shiste kundrejt 13 mijë eurove në qytete të ndryshme të Shqipërisë duke bashkëpunuar ngushtë me Nexhmedin Uka, Almir Troci dhe Alban Rajtja dhe Xheraldo Dashi. Në funksion të kryerjes së hetimeve aktive, ndjekjes në terren dhe përgjimit telefonik, prokurori i Durrësit Madrid Kullolli ka urdhëruar nëntor 2018 policinë që të kryejë veprime simuluese, duke infiltruar agjentë civilë me qëllim blerjen e sasive të vogla të drogës dhe identifikimin e plotë të këtij grupi kriminal. Kështu një agjent policie është vënë në shërbim të prokurorisë dhe ka marë disa herë kontakte me shtetasin Besmir Dashi, duke i kërkuar ti blerë sasinë e lëndës narkotike heroinë. Fillimisht në 16 nëntor 2018 në zonën e quajtur “Casa Italia”, në një lokal aty afër Besmir Dashi i ka dhënë agjentit të policisë një sasi prej 1.5 gramë heroinë. Qëllimi i këtij takimi mes këtyre dy personave ka qënë pikërisht për marjen e kësaj mostre droge, ku synohej që të provohej cilësia e mallit dhe më pas të procedohej me blerjen e sasisë më të madhe të heroinës. Pasi është marrë kjo mostër nga agjenti dhe është ekspertuar në laborator ka dalë se sasi prej 1.5 gramë drogë ishte heroinë. Më pas ai në datën 22 nëntor 2018 është autorizuar sërish për të kryer një blerje tjetër tek Bashkim Dashi. Tek i njëjti lokal në zonën e “Casa Italia” agjenti ka takuar Bashkim Dashit dhe ka blerë prej tij 534 gramë heroinë kundrejt një çmimi prej 7 mijë euro. Kjo ishte blerja e parë për sa i përket takimeve mes agjentit dhe trafikantit ndërkohë gjatë muajit dhjetor dhe janar agjenti i infiltruar dhe Besmir Dashi janë takuar vazhdimisht duke kryer biseda të shumta për sjelljen në Shqipëri të një sasie prej 5 kg lënde narkotike heroinë. Në 30 janar 2019 të dy burrat janë takuar në zonën e TEG në Tiranë, dhe se nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi Nexhmi Uka së bashku me shtetasin Almir Troci kishin një sasi lënde narkotike prej 5 kg, të cilën me ndërmjetësimin e shtetasin Besmir Dashi, kërkonin ta shisnin me shumën e rënë dakord me punonjësin e policisë nën mbulim nën shumën prej 65 mijë euro. Por gjatë shkëmbimit të mallit me sasinë e eurove është bërë dhe ndërhyrja e policisë që mbante në mbikqyrje të gjitha lëvizjet në distancë, duke sekuestruar sasinë prej 5 kg e 210 gramë heroinë të vendosur në 10 pako.

Sipas prokurorisë i pandehuri Nexhmendin Uka ka kryer veprime konkrete në bashkëpunim me shitjes e heroinës, pasi ka pasur komunikime me Besmir Dashin dhe Amir trocin. Nga bisedat që ka Uka me personat e mësipërm dhe agjentin e policisë, del qartë se Nexhmendini, është personi që ka koordinuar lidhur me mënyrën e shkëmbimit të parave me lëndën narkotike dhe konkretisht duke orientuar lidhur me dorëzimin e mallit dhe mënyrën e marjes së parave. Madje Nexhmedini u ka pohuar agjentit se “…nësë gjithçka shkon mirë dhe nëse lënda ju pelqenë…, mund të sjellim sërisht. Pasi ka marë paratë ai ka shkuar në zyrë së bashku me tre persona ku ka numëruar lekët, plot 65 mijë euro,dhe më pas u ka kërkuar personave që të dilnin pasi do pastronte zyrën. Por ata i kanë thënë që të prisnin dhe 5 minuta, ku gjatë kësaj periudhe kanë mbëritur forcat e policisë duke i arrestuar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 aparate telefonike,50.900 lekë të reja,5815 euro dhe 1845 dollarë.

Ndërkohë në pranga kanë rënë Besmir Dashi, Nexhmi Uka, dhe Amir Troci, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë kanë sjellë nga Maqedonia drejt Shqipërisë sasinë e drogës së lart përmendur. Nexhmedin Uka mësohet se është është pronari i një pike të këmbimit valutor “Geri 1997” dhe është arrestuar njëherë tjetër nga policia në vitin 2014, në vitin 2014 me 1.2 kg kokainë të sjellë nga Amerika Latine. Në atë periudhë Uka u arestua së bashku me një ish-gardist të quajtur Alban Rajta.

heroine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.