Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bleu vota për vajzën kandidate, SPAK çon për gjykim dy persona

17:02 / June 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wmremove transformed 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi bleu vota për vajzën kandidate të PSD në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Pandeli Bozha i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal

Vladimir Lushkaj i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, i parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal janë zhvilluar përmes metodave proaktive. Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 08.05.2025, rreth orës 10:00, kur shtetasi Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Pandeli Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte.

Pas marrjes në pyetje, shtetasi Vladimir Lushkaj ka dorëzuar pranë oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku emri i kandidatit për deputet ishte theksuar me ngjyrë portokalli. Këto materiale janë sekuestruar si prova në kuadër të këtij procedimi penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se veprimet e dokumentuara përmbushin elementë të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të parashikuara respektivisht nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal.

Pandeli Bozha Pandeli Bozhën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.