Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Blindohet” Kuvendi, sot protesta e opozitës

08:39 / March 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1551621877 protesta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita zhvillon sot protestën e radhës para Parlamentit, siç e ka paralajmëruar në orën 10.00.

Ndërkohë policia ka nisur zbatimin e planit të masave, ku Forcat Shqiponja, FNSH dhe Garda janë në terren në godinën e seancave plenare për mbarëvajtjen e kësaj proteste. Rreth 800 efektivë policie janë vendosur përreth Kuvendit.

Ana e pedonales është bllokuar me skela. Ish deputetët e opozitës, tashmë pa mandat parlamentar i kanë bërë thirrje një ditë më parë qytetarëve të marrin pjesë në protestën që vjen pothuajse një muaj pasi deputetët morrën vendimin për të djegur mandatet.

Ish deputetët e LSI-së, një ditë më parë postuan një video të organizuar nga forumi i tyre rinor si të mbrohen nga gazi lotsjellës. Ndërkohë që ata të PD-së, bën thirrje të ishin më herët para Parlamentit, pas deputetët e maxhorancës do të hynin më herët në Kuvend, rreth orës 09.30.

Për të shmangur çdo incident në mbrëmje, Policia e Shtetit e rrethoi perimetrin e sheshit rrethues të Parlamentit me kordon hekuri.

Ky kordon do të jetë vija që nuk duhet kaluar nga protestuesit, përpara se ndaj tyre Policia të përdorë njësoj si në protestat e tjera gaz lotsjellës. Në protestën e fundit të zhvilluar një javë më parë, Basha deklaroi se opozita nuk do ta njohë më Policinë e Shtetit, e cila, sipas tij, është vënë e gjitha në shërbim të Kryeministrit Rama.

proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.