Vlora është blinduar nga forcat policore në përpjekje për të garantuar rendin, në një kohë kur Sokol Sinamati, i njohur si ”buzëderri” ka marrë leje nga burgu për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrosjes së të birit Gëzim. I riu u ekzekutua na ballkonin e shtëpisë me snajper, kur kishte dalë për të pirë cigare.
Grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me një qitës profesionist dhe vrasës me pagesë. Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gaboi. Arma nuk është gjetur dhe as gëzhoja deri në këto momente.
Lexo edhe :
Related Posts
Janë mbledhur thuajse 50 kamera sigurie të bizneseve, por edhe qytetit me qëllim i identifikimi, por autorët ende nuk janë identifikuar, pasi kanë qëndruar në zonë të pandriçuar dhe janë shmangur kamerave.