Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Blinken e shpalli non-grata, Berisha: Mirë se vini në Shqipërinë moniste!

14:41 / February 15, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 31 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Mirë se vini në Shqipërinë moniste”, kjo është dhe përshëndetja që ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili paraditen e kësaj të enjte shkeli në tokën shqiptare.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Berisha ka listuar të gjitha arritjet e Partisë Demokratike ndër vite duke theksuar më tej se në 33 vite pluralizëm, kjo është vizita e parë e një Sekretari Shtetit, që në agjendë ka vetëm takime me partinë në pushtet.

Sipas Berishës mos pranimi i Blinken për të takuar përfaqësuesit të opozitës ka ardhur për faj të mazhorancës, apo partisë shtet të Edi Ramës, ashtu si dhe ish-kryeministri i referohet.

“Partia Demokratike promotore kryesore e bashkëpunimit dhe miqësisë midis Shqipërisë dhe Shtetve të Bashkuara këto 33 vite, e cila futi zyrtarisht Shqiperinë në NATO, një dekadë e gjysëm më parë, lokomotivë kryesore e proceseve integruese të Shqipërise në BE mbetet e vendosur të mbeshtesë e pa lëkundur sikundër deri sot bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona dhe çdo përpjekje në kuadrin e NATO-s, por edhe në rrafshin bilateral të SHBA në për paqen sigurinë në rajon, Europë dhe me gjerë.

Të dashur miq, vizita e sotme e Sekretarit Blinken është vizita e 6-të e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri. Por kjo ëshzë e para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet.  Kjo për shkak të dhunimit masiv të votes nga qeveria, sot si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, 95% e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin partisë shtet të Edi Rames”, shkruan Berisha, ku ndër të tjera ka folur edhe për shpalljen e tij “non-grata”, ku ka qënë pikërisht Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili futi ish-kryeministrin në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha shkruan se përgjegjës për shpalljen non-grata të tij është George Soros, i cili sipas tij bashkë me kryeministrin Edi Rama lobuan që ai të futej në listën e zezë të SHBA-ve, pa prova dhe pa fakte.

“Së dyti Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në kontroll opozitën në një super Ëatergate të këtij shekulli korruptoi shefin e kunderzbulimit te FBI të Neë York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku 225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova, per korrupsion domethenses, 8 vite pasi kisha dhënë dorëheqjen nga çdo funksion”, shkruan Berisha.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.