Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Blinken në Shqipëri/ Ish-ambasadori: Mesazh shumë i fortë për Shqipërinë e gjithë Ballkanin. Tirana, aleatja më besnike e SHBA në rajon

19:40 / February 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9266
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, komentoi vizitën e planifikuar të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri.

Gjatë intervistës për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, Prenkaj tha se kjo vizitë është një mesazh se SHBA-ja e sheh Shqipërinë si aleaten më besnik të saj në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, vizita e Blinken, do të jetë një mesazh si për Kosovën dhe Serbinë, të cilat do duhet që mosmarrëveshjet mes tyre duhet t’i kalojnë përmes dialogut dhe tryezës së diskutimeve.

Ai theksoi se Blinken do të japë mesazhe edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila aktualisht drejtohet nga një qeverie tranzitore me kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin, që vjen nga radhët e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Ardhja e Blinken në Tiranë është një ardhje tejet e rëndësishme, e cila sipas deklaratave të DASH e fut Shqipërinë në një aleatët më të rëndësishme të SHBA në rajonin tonë, është mesazh për të gjitha palët në rajon, si për Prishtinën zyrtare ashtu dhe për Beogradin zyrtar. Është vizitë, e cila, i tregon se zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu dhe kjo është kërkesë e vazhdueshme. Sekretari Blinken do të japë mesazhe të qarta si për Prishtinën ashtu dhe për Beogradin zyrtar, unë besoj se do ketë mesazhe edhe për RMV, e cila tashmë është në një qeveri tranzitore”, tha ai.

Ai kritikoi tentativat e Albin Kurtit, i cili me veprimet e tij po ndërhynë qartë në skenën politikë duke përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, kjo praktikë është për t’u kritikuar pasi nuk i shërben faktorit shqiptar.

“Një tentim që të luftohet një koalicion pro-perëndimor, si ai i BDI-LSDM. Është një ndërhyrje joserioze në jetën politike atje duke mos qenë të regjistruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Kjo ndërhyrje nuk është për t’u përshëndetur. Po dëmtohet një lëvizje strategjike e Maqedonisë së Veriut dhe krejt rajonit”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.