Lulzim Basha ka folur për mediat pak para nisjes së seancës në Kuvend në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai tha se vizita e tij vjen në një moment të veçantë edhe për rajonin dhe Kosovën. “Shpjegimi im nuk lë vend për porta të vogla. Sot është koha që shqiptarët mos të përtypin cic-micet e ditës që do të ushqejë me lopatë kryeministri Edi Rama, por të shohin përtej momentin. Kjo është vizitë që tregon forcën e Shqipërisë dhe vjen në një moment të veçantë dhe për Kosovën. Unë se fus në çorapet e pista të Tiranës zyrtare. Takimet e PD me SHBA nuk kanë munguar dhe s’do të mungojnë”, tha Basha.
Postime te ngjashme
Add A Comment