Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, deklaroi se “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë një konflikt me Iranin”.
“Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet, por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, ne do të mbrojmë popullin tonë, do ta mbrojmë sigurinë tonë shpejt dhe me vendosmëri”.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se të paktën 33 qytetarë amerikanë u vranë gjatë sulmit të Hamasit dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.
