Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bllokohen 22 pika plazhesh në qytetin e Vlorës, ja shkaku

20:11 / June 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bregdet plazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

22 pika plazhesh janë bllokuar në Vlorë, pasi nuk kishin roje bregdetare. Ditën e djeshme janë bllokuar 15 plazhe, ndërsa sot 7. Gjatë gjithë këtyre ditëve Policia Bashkiake ka qenë në aksion për një fushatë sensibilizuese dhe sot ka bllokuar disa plazhe ku mungonin rojet.

Këtë sezon nuk do të tolerohen plazhe që janë konstatuar pa vrojtues plazhi, pasi është detyrim ligjor. Edhe këtë verë në vendin tonë do të ketë një protokoll të masave anti-COVID për sezonin turistik. Maska dhe dezinfektues sipërfaqësor, mund të jenë në dispozicion për vizitorët kundrejt një marrëveshje paraprake mes sipërmarrjes dhe pushuesve/ vizitorëve.

Në protokollin e ministrisë së Turizmit për sezonin turistik kërkohet që hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit.

Në plazhe duhet të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm çdo ditë në mënyrë periodike. Në vendim theksohet se tavolinat në “beach bar” duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës. Hapësira nga çadra në çadër nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m. Në dispozicion të pushuesve duhet të kenë 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.