Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bllokohen 7 mjete lundruese pa dokumente/ Gjoba deri në 1 mln lekë për drejtuesit

15:28 / July 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 18 750x375 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti i Policisë Kufitare njofton se nga Saranda në Durrës janë bllokuar 7 mjete lundruese (1 varkë turistike, 2 skafe, 3 Jet Ski dhe 1 gomone), të cilat lëviznin jashtë zonave të përcaktuara dhe pa dokumentet e nevojshme në bord.

“Shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare, në zbatim të planit të posaçëm të masave, që ka si objektiv kryesor, mbarëvajtjen e plotë të sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet nga toka dhe deti, për të verifikuar ligjshmërinë e drejtimit të mjeteve lundruese, si dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të menjëhershme, u bllokuan 7 mjete të tjera lundruese, konkretisht:

-Në Dhërmi u bllokua një mjet lundrues për argëtim “Jet Ski”, që lëvizte jashtë zonës së përcaktuar dhe pa dokumentet e nevojshme në bord. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 110 000 lekë të rinj;

-Në Dhërmi u bllokua edhe një varkë turistike, drejtuesi i së cilës e ushtronte këtë veprimtari ekonomike, për turistët dhe për pushuesit, i papajisur me licencën përkatëse. Për këtë paligjshmëri, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

-Në Sarandë u bllokua një mjet lundrues skaf me fuqi të madhe motorike, pasi duke qenë se lëvizte në zonë të ndaluar, përbënte rrezik për pushuesit. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

-Gjithashtu, në Dhërmi u bllokuan 3 mjete lundruese (gomone, skaf dhe Jet Ski), që lëviznin pa dokumentet e nevojshme në bord. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative nga 10 000 lekë të rinj secili.

-Në Durrës u bllokua një mjet lundrues për argëtim “Jet Ski”, që lëvizte pa dokumentet e nevojshme në bord. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj.”

bllokohen Gjoba mjete lundruese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.