Një gomone me një sasi të konsiderueshme drogë është bllokuar sot në Vlorë. Mësohet se mjeti i lundrimit u kap në grykëderdhjen e Vjosës. Gomonia u gjet nga Policia Kufitare e Vlorës.
Deri më tani nuk dihen detaje rreth ngjarjes në fjalë, si dhe faktit se kujt i përket gomonia. Dyshohet se droga kishte destinacion Italinë.
Pritet një komunikatë zyrtare nga policia, ndërsa thuhet se droga e gjetur në gomone ishte hashash.