Një kontenier me mallra të falsifikuar është bllokuar sot në Doganën e Durrësit.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se malli vinte nga Kina. Po ashtu konfirmohet se në këtë kontenier transportoheshin, syze të markave të ndryshme, çanta, portofola, të gjitha sipas burimeve, false.
Bëhet me dije se mallrat kanë falsifikuar firma të medha botërore dhe do të hynin në tregun tonë si origjinale.
Mësohet se deklarimet janë emërtuar si mallra të thjeshtë, pa marka.
