Banorë të rretheve Bulqizë, Mat e Dibër kanë bllokuar për disa minuta rrugën nacionale në afërsi të Qafë Buallit.
Dhjetra qytetarë bllokuan rrugën me mjetet e tyre. Kjo ka sjellë dhe përplasje me uniformat e policisë së shtetit.
Efektivët e policisë u bënë thirrje qytetarëve që të zhbllokojnë rrugën, ndërsa paralajmëruan organizatorët e protestës se “bllokimi i rrugës është vepër penale dhe duhet të lirojnē rrugën”.
Gjatë protestës nuk munguan as konfrontimet mes qytetarëve që kishin dalë në protestë dhe policisë së shtetit.

