Një peshkarexhë me 30 mijë litra naftë kontrabandë është kapur mbrëmë në portin e Durrësit. Gjatë intensifikimit të kontrolleve në funksion të zbatimit të ligjit, sektori i Krimi Ekonomik ka ndaluar dhe kontrollur peshkarexhën, ku ka konstatuar sasinë e naftës.
Mësohet se peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm. Materialet paraprake janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Krimi Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkur Durrës vijon kontrollet intensive, duke u fokusuar tek mjetet lundruese.