Duke marrë shkasë nga publikimi i artikujve për jetën në Bllokun e diktaturës komuniste, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shkruan se autorët po tentojnë të ulin peshën e krimeve monstruoze të diktatorit Hoxha.
Shehu thotë se megjithëse nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e strukturave, thotë se Blloku ekzistonte vetëm rreth Diktatorit.
Reagimi i plotë i Tritan Shehut:
Blloku ishte Paranojaku.
Mos kerkoni ta clironi edhe sado pak atë nga krimet e përbindshme.
Lexoj komente apo interpretime sikur ne Bllok bllokmenët i “hanin kokën” njeri tjetrit, luftonin me njeri tjetrin, dikush i krahason me “pulat e uritura” në luftë midis tyre, dikush me beteja “epike” te egra njeri me tjetrin, etj!!
Une, qe nuk kam qene as per nje minute te vetme ne atë Bllok apo strukturat e tij, mund tu them se autoret kështu po tentojnë te ulin peshën e krimeve monstruoze qe rendojnë mbi Diktatorin.
Blloku ekzistonte vetëm rreth Diktatorit, ai e kishte ndërtuar ate mekanizëm kriminal, i përkiste vetëm atij e ishte vetëm ne shërbim te tij e te familjes se tij.
Të tjerët ishin thjesht instrumente apo figurantë, qe edhe vendimin per te jetuar apo jo për ata e merrte vetëm Paranojaku, ne bazë të maktheve që ai kalonte.
Asgjë tjetër, Blloku nuk ekzistonte jashtë tij, ishte pronë e tij, të gjithë aty ishin “pronë” e atij.
Dhe ata te gjithë, si “gomerë të tredhur”, vetëm prisnin radhën duke u lutur qe me parë “vendimit” për ta, te soste “kandili” i Paranojakut, por ndërkaq i shërbenin me devotshmëri e “patos” atij, në shtimin e pirgjeve të kufomave.
Dhe kjo reflektohej me tej mbi një popull të tërë, mbi gjithçka tragjike ndodhi ne vendin tonë.
