Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Blogerja e suksesve, Chiara Ferragni vulos arritjen e radhës

18:10 / September 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
chiara-ferragni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aksionet në prodhuesin e syzeve “Safilo Group SpA” u rritën deri në 14% të hënën pasi influencuesja e modës në Instagram, Chiara Ferragni nënshkroi një marrëveshje me kompaninë italiane.

“Safilo” do të projektojë, prodhojë dhe shpërndajë linjën e parë të syzeve të markës Ferragni, të cilat do të dalin në shitje në janar 2022. Që nga shtatori i vitit 2018 aksionet u rritën në nivelin më të lartë.

“Safilo përfaqëson jo vetëm përsosmërinë në syze, por gjithashtu, ngjashëm me markën time, një shembull i shkëlqyer i shpirtit italian,” tha Ferragni në një deklaratë .

Kjo është hera e dytë që blogerja 34-vjeçare ka pasur efekt në aksionet në Milano. Kur ajo u emërua në bordin e prodhuesit të këpucëve “Tod’s SpA” më 9 Prill, aksionet u rritën gjithashtu .

Ferragni filloi karrierën e saj me fillimin e blogut të modës “theblondesalad.com” në 2009. Ajo lançoi markën e saj personale, “Chiara Ferragni Collection”, në 2013. Ferragni ka më shumë se 24 milionë ndjekës në Instagram.

Përsa i përket jetës së saj personale ajo dhe bashkëshorti i saj Fedez në mars të 2018-s ata u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilin e  pagëzuan me emrin Leone Lucia Ferragni.

Po ashtu në 23 mars të këtij viti, Chiara Ferragni dhe Fedez, u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i famshëm u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”. Pas lindjes së vajzës, si Chiara, po ashtu dhe Fedez, kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale ku ndajnë momente të ndryshme nga përditshmëria.

Chiara Ferragni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.