Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blushi: Sondazhet e blera nga mafia, i groposim në Sharrë

14:58 / February 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1738934086xxdtyuiuu 776
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se ata si parti kanë qenë nën një agresion terrorist nga qeveria Rama. Në takimin e thirrur nga Berisha në selinë blu me aleatët e federatës së bashkuar opozitare, Blushi shtoi se sondazhet e publikuara, të cilat nxjerrin një rezultat jo të mirë për opozitën, janë të paguara nga qeveria dhe të pavërteta.

Fjala e Blushit

Rrëmbimi kriminal, i paligjshëm, izolimi në ekstrem pa fakta dhe pa prova penale i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fakt është paralajmërim për lirinë e çdo shqiptari, i cili vetëm i lirë nuk ndihet në Atdheun e tij. Sa ju përket sondazheve që dhe kolegu i përmendi më parë, unë jam i bindur se me to qeshin edhe vet porositësit e tyre. Këto sondazhe do të groposen më 11 Maj në landfilldin e Sharrës.

Porositësit e tyre nuk janë askush tjetër veçse mafia e inceneratorëve që ka kapur shumicën e mediave në vend. E rëndësishme është dhe duhet të bëjmë çdo përpjekje që opozita të jetë e bashkuar, në front kundër Narkoregjimit, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve. I ftoj të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë të marrin pjesë në protestën e thirrur nesër, më 8 shkurt. Kjo protestë që në radhë të parë thirret në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të çdo shqiptari.

Për të mbrojtur atdheun e tyre nga ajo që me shumë të drejtë ne e kemi cilësuar si një organizatë mafioze sorosiane, e cila nuk mund të marrë më peng të ardhmen e vendit dhe që qëndron në pushtet edhe falë një tjetër strukture po aq kriminale si SPAK. Nëpërmjet goditjes së liderve kryesorë të opozitës, nëpërmjet shantazhimit të drejtuesve të saj, për t’i garantuar Ramës edhe një mandat tjetër 4-vjeçar në kurriz të shqiptarëve.

Tedi Blushi zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.