Në fushatat e mëparshme elektorale është kritikuar shpesh se gratë politikane shkojnë në takime elektorale me veshje elegante dhe ndonjëherë dhe majë takave.
Por mesa duket me kalimin e viteve duket se dhe ky trend është përmbysur, teksa në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit shohim ministret e qeverisë Rama apo deputetet socialiste mjaft sportive gjatë takimeve. Jo me pallto, këmishë e xhaketa por me bluzat e famshme “hoodie”.

Mesa duket ngjyrat nuk kanë rëndësi teksa i kemi parë sipas modës së kohës dhe jo ngjyrave partiake. Kjo mbase dhe një formë strategjie për të treguar sportivitetin dhe thjeshtësinë gjatë takimeve me njerëz të shtresave të ndryshme. Kështu shohim ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, minitren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu apo dhe atë të Infrastrukturës, Belinda Balluku si dhe deputeten socialiste Blerina Gjylameti e cila vishet gjithnjë sport.



