Bayern Munich nuk është i pathyeshëm, edhe djemtë e Nagelsman janë njerëzorë, por të pësosh një humbje me katër gola nga Bochum, kjo pa diskutim që i lë shije të keqe të gjithë tifozëve bavarezë. Pa Neuer në portë, por më të gjithë titullarët e tjerë në dispozicion, Bayern krijoi iluzionin e goleade teksa kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 9-të me të përhershmin Robert Lewandowski.
Goli jo vetëm që nuk demoralizoi vendasit, por i bëri më agresivë, fillimisht barazuan rezultatin në minutën e 14-të ndërsa më pas brenda pjesës së parë shënuan edhe tre herë të tjera duke dhuruar një rezultat të pabesueshëm, 4-1 në fraksionin e parë.
Bayern u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por goli i Lewndowskit në minutën e 75-të vlen thjesht për statistika, pasi nuk mundi dot të shmangë këtë humbje të rëndë 4-2. Bochum i dhuron në këtë mënyrë një asist Borussia Dortmund për të ngushtuar diferencën prej 9 pikësh mes dy klubeve.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment