Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bogdani konfirmon ambicien për të kandiduar për Bashkinë Tiranë: Nëse lidershipi i PD do ta vlerësonte, nuk do t’i thosha jo

14:47 / September 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bogdani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari më i votuar i kryesisë së Partisë Demokratike, Gert Bogdani, konfirmon ambicien e kandidimit për Bashkinë e Tiranës përballë Erjon Veliajt në zgjedhjet e ardhshme.

Bogdani theksoi për gazetën “Panorama” se emri i tij ishte propozuar nga anëtarësia e Tiranës për të qenë kandidat për Bashkinë e kryeqytetit një vit më parë, kur u zhvillua procesi i selektimit të kandidatëve. Ndërkohë, ai shprehet i gatshëm që nëse Basha do të mendonte njësoj si anëtarësia e Tiranës, të ndërmerrte sfidën për të rimarrë Tiranën.

“Sfida më e rëndësishme e  radhës e Partisë Demokratike janë pa diskutim zgjedhjet lokale në tërësi e ato për Bashkinë e Tiranës në veçanti. Ka ardhur koha t’i jepet  fund keqqeverisjes, sidomos asaj të kryeqytetit, që ka vështirësuar jetën e çdo qytetari, të djathtë e të majtë! Në këtë kuadër dhe duke marrë parasysh faktin se gjatë procesit të propozimeve nga baza pjesa më e madhe e anëtarësisë së Tiranës e kanë propozuar emrin tim për Bashkinë  e Tiranës, nëse lidershipi i  PD-së do ta vlerësonte të arsyeshme këtë gjë, pa diskutim që nuk do t’i thosha jo  kësaj sfide.

Gjatë gjithë jetës sime, si politike ashtu dhe  jashtë politikës, i kam pranuar gjithmonë sfidat, pavarësisht vështirësive të tyre, dhe kam punuar me përkushtim për t’ia dalë me sukses, me vizionin për një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar! Në këtë rast përgjegjësia dhe detyra do të ishte edhe me e rëndësishme, sepse realisht Tirana meriton më shumë dhe është në  një pikë në të cilën po shkatërrohet në çdo detaj”, deklaroi Bogdani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

20:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.