Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Boja dhe kodet e sigurisë, nis përgatitja për materialet për 30 qershorin

14:13 / March 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht se skena politike është e tensionuar KQZ vijon punën për përgatitjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Këto zgjedhje do të jenë një tjetër pikë e nxehtë e politikës, por ndërkohë kanë nisur procedurat e prokurimit për të siguruar materialet që do të përdoren në këto zgjedhje, tre muaj më pas.

Dy procedurat e para duket se janë blerja e bojës “timbruese” (shënjuese). Referuar dokumenteve kjo bojë duhet të ketë një sërë karakteristikash si të jetë e dukshme me shikim të lirë, të mos hiqet të paktën për 24 orë, të ketë efekt të menjëhershëm, me ngjyrë të zezë. Po kështu boja duhet të jetë e padëmshme për organizimin si dhe e pacenueshme nga agjentët atmosferikë. Fondi limit për këtë procedurë është caktuar në 12.1 milionë lekë.


Një tjetër procedurë e hapur po nga KQZ është ajo për blerjen e vulave (kodeve) të sigurisë për zgjedhjet vendore të këtij viti.

“Vulat me kodet e sigurisë që do të përdoren në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 qershor 2019 të jenë të reja, me ngjyrë të bardhë dhe me numër unik 6-shifror. Vulat me kodet e sigurisë rezervë që do t’u dërgohen qendrave të votimit, të jenë të reja dhe të kenë ngjyrë të verdhë” thuhet në dokumentet e bëra publike nga KQZ dhe që sqarojnë specifikat e procedurës. Për këtë procedurë, fondi limit në dispozicion është 26.2 milionë lekë.

Subjektet e interesuara do të duhet që të paraqesin ofertat e tyre lidhur me ketë procedurë deri në 28 mars 2019 pasi ky është afati që ka lënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.