Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bojkoti i PS në mbledhjen e Komisionit Hetimor/ Alibeaj: Strategji për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës së 25 prillit

16:14 / October 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alibeaj e1634738807771
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për bojkotin e përfaqësuesve të PS në mbledhjen e ditës së sotme duke thënë se opozita u përball me “befasi”. Sipas tij, mungesa e anëtarëve të mazhorancës është një strategji për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës së 25 prillit.

Alibeaj: Siç jeni në dijeni, ditën e parë të Komisionit, pardje, kishim një debat lidhur me çështjen e rregullores. Ishte kërkesa e përfaqësuesve të PS që kërkuan kohë për tu konsultuar për mbledhjen e sotme me qëllim njohjen e rregullore.

Në bazë të ligjit, mbledhjet thirren nga kryetari i Komisionit. Unë, në konsultim me zotin Toni Gogu, i kam komunikuar që mbledhja e sotme do të ishte në datën 20 tetor, ora 15:00.

Anëtarët e opozitës në sallën e byrosë dhe u përballën para një befasie, një bojkot total i të gjithë anëtarëve të mazhorancës. Nuk kishte asnjë arsye. Arsyeja ishte se meqë jemi në javën e gjelbërt të kuvendit, sot po e marrim pushim dhe caktojmë një datë tjetër. Jemi këtu si detyrim i Kuvendit për një afat 3 mujor të Komisionit. Sot është dita e 6-të, nesër bëhet e 7-a dhe është e qartë se duket që është një strategji e qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës së 25 prillit.

Mazhoranca është e treguar, e akuzuar, e dokumentuar si hajdute e procesit zgjehdor e 25 prillit dhe është afër mendsh se do bëjnë gjithçka për të zvarritur veprimtarinë e Komisionit Hetimor. Nuk më cudit kjo sjellje, nuk e prisja që do të ndodhte në mbledhjen e parë duke ditur dhe përgjërimet për shtrirje dore dhe rikthim të veprimtarisë. Cudia e madhe ndodh, bojkot i parlamentit, bojkot nga mazhoranca.

Unë së bashku me kolegët e mi kemi vendosur të ndjekim të gjithë hapat procedurialë që ligji përcakton. Do njoftoj kryetaren e Kuvendit, Konferencën e Kryetarëve dhe jam i bindur që mungesat pa arsye janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. Jemi të bindur për të zbatuar ligjin dhe rregulloren karshi qytetare, për të treguar se kush i ka vjedhur zgjedhjet dhe cilët janë hajdutët. Sot u demaskuan.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK

17:33 / September 19, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.