Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Boll me sharje dhe mallkime”, Rama mesazh të fortë: Rasti i Singaporit duhet të na shërbejë si mësim

16:07 / April 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5e97140806e3d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama shprehet se riatdhesimi i shqiptarëve në këtë fazë duhet të jetë i kontrolluar.

Rama sjell shembullin nga Singapori ku numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm në momentin kur u riatdhesuan 500 studentë.

“NJË SHEMBULL KONKRET PSE RIATDHESIMI NË KËTË FAZË DUHET TË JETË ABSOLUTISHT I KONTROLLUAR:

Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin m të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie. Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i’u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen. Numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet.

Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel! Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë pse kjo rrugë është e vetmja dhe s’ka tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi, që përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t’ua vështirësuar riatdhesimin, të paktën të bëjnë durim derisa ta shohin paketën e riatdhesimit! I siguroj që paketa do të jetë e arsyeshme dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë për ta optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë.

Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet!”, shkruan Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.