TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

A do të shkojë këngëtarja kolumbiane në burg?/ Gjykata spanjolle hedh poshtë kërkesën e Shakirës

18:39 / May 27, 2022

Ish-banorja e “Big Brother” flet për skandalin “Dubai Porta Potty”: Ka nga ata që thonë 5 minuta punë është

18:33 / May 27, 2022

Vrasja në Elbasan në fushatën e 25 Prillit/ Bardhi -Berishës: Shpifja, i vetmi mjet që të ka mbetur

18:23 / May 27, 2022

Me Bashën apo me Berishën? Ina Zhupa tregon cilin mbështet

18:23 / May 27, 2022

Lufta në Ukrainë prek edhe fëmijët

18:18 / May 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Bomba e ambasadorit Donald Lu: Zgjedhjet pa opozitën, të ligjshme

18:26 / April 27, 20173 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ka thënë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se zgjedhjet pa opozitën mund të quhen të ligjshme. Megjithatë ai tha se mirë do të ishte që në zgjedhje të merrnin pjesë të gjitha partitë politike.

INTERVISTA Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! Së pari, ju falenderoj për këtë mundësi. Shqipëria prej disa javësh po përjeton një krizë të gjatë politike. Para dy ditësh këtu në Tiranë ishin dy euro-deputetë, të cilët u përpoqën të ndërmjetësonin një zgjidhje mes palëve, por dështuan. Sipas jush, cilat janë pasojat e kësaj situate të krijuar tani?

Ambasador Donald Lu: Së pari Armand, faleminderit që më ftuat sërish në Zërin e Amerikës. Unë nuk do të flas për të gjitha pasojat, por dua të them se disa politikanë shqiptarë, duan që ne të mendojmë, se ne jemi pranë dhunës apo kaosit. Atyre unë do t’u përgjigjesha, siç thoni ju në gjuhën Shqipëri, ‘mos i shiko gunën por shikoji punën.’ Dhe qeveria e SHBA është shumë e lumtur që deri tani, qeveria dhe opozita kanë bërë hapa të qartë për të shmangur dhunën. Protestat kanë qenë paqësore. Nëse retorika ndonjëherë nuk ka qenë e tillë, të dyja palët kanë bërë thirrje për dialog, të dyja palët kanë thënë se nuk duan dhunë. Tani është në dorën e të gjithëve ne që të sigurohemi se këta politikanë do t’i mbajnë premtimet e tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, ju nesër, së bashku me ambasadoren Vlahutin dhe me ambasadorin e OSBE-së Borchardt, keni lënë një takim me partitë e vogla parlamentare. A mendoni se ka ende hapësira për zgjidhje, sepse duket se ato janë ngushtuar gjithnjë e më tepër?

Ambasadori Donald Lu: Padyshim që ka vend për zgjidhje. Është e vërtetë që dy ditë më parë, negociatat nuk prodhuan ende një zgjidhje përfundimtare. Por do thoja se negociatat shpesh nuk janë një diskutim një ditor. Negociatat shpesh janë një proces, ndonjëherë një proces i gjatë. Z. McAllister dhe Z. Fleckenstein punuan fort për të gjetur një zgjidhje. Të dyja palët ishin të gatshmë për t’u ulur dhe për të diskutuar çështjet. Kjo duhet të vazhdojë. Dhe unë kam besim të plotë se ka njerëz të zgjuar në Shqipëri që punojnë çdo ditë vazhdimisht për të gjetur një zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! A do të ishit i shqetësuar ju nga një skenar i zgjedhjeve pa opozitën?

Ambasadori Donald Lu: Jemi të qartë në besimin tonë se zgjedhjet do të jenë më të mira nëse kanë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Nuk kemi hequr dorë nga ky synim. Po ashtu, është e vërtetë që zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Por, të jemi të qartë, të gjithë duhet të biem dakord se me pjesmarrjen e opozitës këto zgjedhje do ishin më të mira. Ne po punojmë çdo ditë për të arritur në këtë përfundim. /VOA/

Ambasadori DASH Donald Lu Opozita PD PS USA zgjedhje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Me Bashën apo me Berishën? Ina Zhupa tregon cilin mbështet

18:23 / May 27, 2022

Zbulohen katër kandidatët për nënkryetarë të Partisë Demokratike

18:08 / May 27, 2022

Tradhëtoi burrin emigrant në Londër, policia çon për ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën që dhunuan nusen

17:18 / May 27, 2022

Nesër zgjidhen anëtarët e kryesisë së PD, grupi i ‘Rithemelimit’ mblidhet sot në darkë

16:27 / May 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Me Bashën apo me Berishën? Ina Zhupa tregon cilin mbështet

18:23 / May 27, 2022

Zbulohen katër kandidatët për nënkryetarë të Partisë Demokratike

18:08 / May 27, 2022

Tradhëtoi burrin emigrant në Londër, policia çon për ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën që dhunuan nusen

17:18 / May 27, 2022

Nesër zgjidhen anëtarët e kryesisë së PD, grupi i ‘Rithemelimit’ mblidhet sot në darkë

16:27 / May 27, 2022
Te fundit

A do të shkojë këngëtarja kolumbiane në burg?/ Gjykata spanjolle hedh poshtë kërkesën e Shakirës

18:39 / May 27, 2022

Ish-banorja e “Big Brother” flet për skandalin “Dubai Porta Potty”: Ka nga ata që thonë 5 minuta punë është

18:33 / May 27, 2022

Vrasja në Elbasan në fushatën e 25 Prillit/ Bardhi -Berishës: Shpifja, i vetmi mjet që të ka mbetur

18:23 / May 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.