Juventusi dështoi edhe një herë të fitojë Champions League. Bardhezinjtë fituan sot në shtëpi ndaj Lionit me shifrat 2-1, por goli i francezëve në fushë kundështare i eliminoi bardhezinjtë dhe hidhëroi edhe një tjetër sezon tifozët torinezë. Pas ndeshjes për mediet foli Leonardo Bonuçi. Mbrojtësi tregoi zhgënjimin e tij dhe u shpreh se skuadra bëri gjithçka për të arritur çerekfinalet.
“Jemi të zhgënjyer, padyshim. E dinim se Lioni do të qëndronte poshtë dhe do na priste me 10 vetë në zonë. Krijuam shumë raste, por në fund nuk e arritëm qëllimin. Është për të ardhur keq. Duhet të kishim bërë më mirë në pjesën e parë në Francë, kur krijuam shumë pak dhe i dhamë mundësi të shënojnë një gol. Treguam se jemi mirë fizikisht.
Presuam për 95 minuta dhe krijuam katër apo pesë raste shënimi, por Lion goditi një herë dhe shënoi. U kualifikuan dhe urimet shkojnë për ta. Ka qenë një sezon anormal. Na u desh të luanim për turnetë më të rëndësishëm në korrik e gusht. Morëm Serie A, por e dinim se ky format i Champions League mund të prodhonte gjthçka. Ne bëmë gjithçka mundëm”, u shpreh mbrojtësi pas ndeshjes