Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Boom” divorcesh në gjykatat shqiptare

18:17 / December 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cift 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Betimi “derisa vdekja të na ndajë” është thyer sipas INSTAT nga të paktën 4846 çifte shqiptare gjatë vitit 2018. Një rritje prej rreth 400 divorcesh krahasuar me 2017-ën.

Faktin që rreth 80% e numrit të kërkesave për zgjidhje martese në Gjykatë regjistrohen nga gratë, sociologu Gëzim Tushi e konsideron një shenjë emancipimi.

“Divorci për martesat që nuk funksionojnë as shpirtërisht as seksualisht, as nga funksioni i familjes është një zgjidhje. Femrat e sotme nuk janë femrat e djeshme. Nuk janë ato që janë të vendosura brenda kuadratit të shtëpisë dhe janë nën tutelën dhe pushtetin e burrit, i cili mund të vendosë për gjithçka”.

Rritjen e numrit të divorceve, sociologu e lexon edhe si një zhvlerësim të institucionit të martesës.

“Një pjesë e madhe e martesave pësojnë divorc sepse lidhjet janë të paqëndrueshme, janë të sipërfaqshme, apo bëhen nën tundimin e seksualitetit. Një nga arsyet kryesore është dhuna, është edhe mungesa e qëndrueshmërisë seksuale brenda martesës ose asaj që quhet besnikëri. Të gjitha këto bëjnë që të rritet numri i divorceve për shkak të konflikteve për shkak të rivaliteteve brenda martesës, për shkak se nuk ndërtohet në mënyrë partneriale”.

Efektet sociale që krijon rritja e numrit të divorceve kanë nisur të ndjehen në shoqëri.

“Divorcet po rrisin numrin e jetimëve social, po shtohet numri i gjyshërve që po bëjnë rolin e prindit, merren me nipërit e mbesat për shkak se prindërit janë ndarë dhe bëjnë takime rastësore me fëmijët e tyre. Një pjesë e grave që divorcohen bien në varfëri sepse nuk janë të punësuara”.

Sipas përllogaritjeve nga të dhënat e INSTAT, numri i divorceve gjatë dy dekadave të fundit pothuajse është dyfishuar.

divorc Gëzim Tushi gjykate Instat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në nëntor numri i vizitorëve u rrit me 30 %

14:30 / January 17, 2026

Sulm me armë zjarri në një gjykatë në Stamboll: Prokurori qëllon mbi ish të dashurën gjykatëse!

19:59 / January 13, 2026

Ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë

13:23 / December 24, 2025

Paga mesatare bruto 83.300 lekë

13:49 / December 11, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.