Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, zonat malore të Kukësit dhe Tropojës u zbadhën nga bora. Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM, tregon se e hëna solli ndërprerje të borës, ndërsa nesër i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu të cilat në disa qarqe do të shoqërohet dhe me shtrëngata.
E hëna solli ndërprerje të dëborës të martën do të kemi reshje me intesitet të shtuar. Reshje shiu të shoqëruar me shtrëngata do të ketë në qarqet Vlorë, Gjirokastër. Në Shkodër, Lezhë, Kukës reshjet e shiut do të jenë mesatare. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të ulëta. Ndërkohë nga e mërkura deri të premten reshjet do I lënë vendin diellit.
Temperaturat do të kenë rritje graduale prej 2 apo tre gradësh të vlerave minimale dhe maksimale. Të mërkurën do të kemi vlerën më të lartë deri në 25 gradë në zonat e ulëta.
Temperatuart për muajin mars janë më të ngrohta se mesatarja e 30 vjeçarit që i referohemi, thotë specialistja e IGJEUM duke saktësuar se në 5 vitet e fundit kemi qenë me të njëjtat vlera termike.
