E shtuna ishte parashikuar nga sinoptikanët që do të niste me temperatura të ulëta dhe erë të fortë, ndërkohë që dëbora ka filluar në disa qarqe.
Reshje të shumta bore ka pasur në veri të vendit dhe në juglindje. Por mëngjesin e sotëm dëbora ka zbardhur edhe ultësirën perëndimore.
Durrsakët kanë mundur të shijojnë flokët e borës, ndërsa aktualisht nuk është paraqitur probleme në qarkullim.



