Bora ka përfshirë gjithë qarkun e Korçës ku gjatë natës reshjet nuk kanë munguar. ARRSH bën të ditur se aktualisht nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në gjithë akset kombëtare.
Rekomandohet që të përdoren zinxhirët në rrugën e Dardhës për mjetet e vogla. Ndërkohë ARRSH thotë se kontraktorët vijojnë punën për mirëmbajtjen e rrugëve nisur dhe nga parashikimet e motit në orët në vijim.
“Drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thotë ARRSH.
