Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bordi i Karburanteve shkon në Kushtetuese, Sula: Gjykata të jetë sa më larg influencave të oligarkëve

09:57 / January 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash sula 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga një grup deputetësh të PD-së për heqjen e Bordit të Çmimeve të ushqimeve dhe se më 31 Janar pritet një vendim. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se Bordi i Transparencës në përbërjen e vetë ka vetëm përfaqësues nga biznesmenët dhe nga qeveritarët, duke mos e fshehur keqardhjen se për bordin e naftës që u godit më herët nuk ka asnjë shenjë reagimi. ”Apeloj dhe uroj që Kushtetuesja, çdo anëtar i saj të qëndrojë në lartësinë e betimit që ka bërë para se të shkonte në atë detyrë. Të mbrojnë Kushtetutën dhe interesin e qytetarëve”.

Reagimi i plotë

Më 31 Janar, Gjykata Kushtetuese vendos nëse është në anën e qytetarëve apo të grosistëve! Jam i lumtur që reagimin tim të parë publik ta bëj për të informuar qytetarët që Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga ne, një grup deputetësh për heqjen e Bordit të Çmimeve të ushqimeve dhe më 31 Janar pritet një vendim.

Bordi i Transparencës në përbërjen e vetë ka vetëm përfaqësues nga biznesmenët dhe nga qeveritarët. Nuk ka asnjë përfaqësues nga qytetarët e thjeshtë. Ajo strukturë është e kundraligjshme dhe nuk mbron interesin e qytetarëve.

Apeloj dhe uroj që Kushtetuesja, çdo anëtar i saj të qëndrojë në lartësinë e betimit që ka bërë para se të shkonte në atë detyrë. Të mbrojnë Kushtetutën dhe interesin e qytetarëve.

Ndërkohë dua të ndaj një shqetësim që kam ndaj Gjykatës Kushtetuese. Më datë 6 Shtator bashkë me kolegen Dhurata Çupi depozituam ne gjykatë padinë ndaj Bordit për çmimin e naftës. Ndërsa rreth 2 javë më pas me kolegun Bledion Nallbati depozituam padinë për Bordin e çmimeve të ushqimeve. Pra fillimisht ankimuam vendimin e qeverisë për çmimin e naftës dhe më pas për ushqimet.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim dhe do vendos nëse do vijoj apo jo punën Bordi i Çmimeve të ushqimeve. Ndërkohë për bordin e çmimit të naftës që u godit më herët nuk ka asnjë shenjë reagimi. Uroj që pas kësaj të mos qëndrojë ndonjë influencë e errët nga ata që njihen si oligarkët e “arit të zi”.

Bordi i Transparencës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.