Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bordi i Mbikëqyrjes Publike, anëtar i IFIAR, bëhet pjesë e Task Forcës ndërkombëtare

11:47 / June 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ifiar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë, vlerësohet pozitivisht një institucion shqiptar i cili vepron në fushën e kontabilitetit. Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) është një autoritet rregullator i pavarur, me rolin kryesor mbikëqyrjen e profesionit për rritjen e cilësisë së raportimit financiar në vend, në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

Një raportim financiar me cilësi dhe i besueshëm, do të thotë më shumë siguri për investitorët, aksionerët, sistemin bankar, administratën tatimore, e palë të tjera të interesuara, duke ndikur edhe në rritjen e investimeve të huaja, e me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë. Pas vlerësimeve të Bankës Botërore, vlerësimit të bërë në Raportin e Progresit të BE , BMP u zgjodh në datën 26 Qershor 2019 si anëtar i Task Force të Forumit Ndërkombëtar të Rregullatorëve të Pavarur të Auditimit (IFIAR) në të cilin është anëtar me të drejta të plota.

Task Force përbëhet nga: Abu Dhabi, Shqipëria, Kanadaja, Franca, Italia, Irlanda, Japonia, Zelanda e Re, Norvegjia, Arabia Saudite, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë mbështetjen e Bordit të IFIAR.
Objektivat kryesore të Task Force lidhen me monitorimin e zhvillimeve të rëndësishme brenda juridiksioneve të vendeve anëtare të IFIAR, për të analizuar ndikimin e këtyre zhvillimeve në tregun e auditimit dhe ndikimin e tyre potencial në cilësinë e auditimit.

Një zgjedhje e tillë është një vlerësim për kapacitet e BMP për të realizuar funksionet e veta në mënyrë sa më të suksesshme, jo vetëm brenda vendit dhe por edhe jashtë tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.