Nafta dhe benzina kanë pësuar një rritje të çmimit në vendin tonë ditën e sotme, ku nafta është rritur me 8 lekë dhe benzina me 4 lekë.
Bordi i Transparencës ka bërë me dije ndryshimet e çmimeve ku njofton se gazi mbetet 71 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.