Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Boris Johnson: Perëndimi s’duhet të varet më nga energjia ruse

09:11 / March 15, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se perëndimi duhet t’i japë fund sa më parë “varësisë” së krijuar ndaj energjisë ruse ndërsa po përgatitet të shkojë në Arabinë Saudite për të nxitur atje rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit, ka shkruar “The Guardian”.

Johnson u shpreh se udhëheqësit perëndimorë kishin bërë një “gabim të tmerrshëm” duke e lënë Vladimir Putinin “t’ia hidhte paq” me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe më pas duke u bërë të varur nga burimet ruse të energjisë.

Ai tha se “varësia” ndaj karburantit rus ka qenë shkaku kryesor që e kishte bërë më guximtar Putinin të bombardonte civilët gjatë pushtimit të tij në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë të përfitonte nga rritja e çmimeve globale të naftës dhe gazit.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Bota nuk mund t’i nënshtrohet këtij shantazhi të vazhdueshëm. Për sa kohë që perëndimi është i varur ekonomikisht nga Putini, ai do të bëjë gjithçka që mundet për ta shfrytëzuar këtë varësi. Dhe kjo është arsyeja pse kjo varësi duhet të marrë fund tani,” tha Johnson në fjalën e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 160 000 të evakuuar, pas zjarreve në Francë dhe Spanjë

13:03 / July 25, 2026

SHBA godet një cisternë që tentoi të thyente bllokadën detare të Iranit, ekuipazhi injoroi disa paralajmërime

08:10 / July 25, 2026

Mbi 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve masive

08:04 / July 25, 2026

Kosova përplaset me ndërkombëtarët/ Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mbeten pa u shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

22:21 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.