Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se BE-ja është e gatshme të marrë në konsideratë “masat ndëshkuese” kundër Serbisë, nëse vendi nuk përmbush kërkesat e unionit.
Kjo deklaratë e diplomatit të lartë vjen pak ditë pas sulmeve në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.
“Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa politike dhe financiare, ndër të cilat është pezullimi i vizitave dhe ngjarjeve të nivelit të lartë, me përjashtim të dialogut të udhëhequr nga BE. Ato masa kanë ndikim edhe në mbështetjen financiare për Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë de-përshkallëzim. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast mospërputhjeje, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”, tha Borrelli.