Heqja e barrikadave në veri të Kosovës ka sjellë reagimin e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, Borrell shprehet se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e situatës, ndërsa shtoi se dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje.
“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirëpresim lidershipin e përgjegjshëm të presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti. Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog”, ka shkruar Borrell.