Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Borrell-Serbisë: Ruajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me rrugën drejt BE-së

21:48 / May 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Josep Borrell
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka kujtuar Serbisë se ruajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE.

Ai ka folur në Bruksel, pas takimit të ministrave të bllokut, ku gjithashtu kërkuar zbatim të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është rruga e vetme drejt normalizimit.

Borrell ka thënë se në takim kanë diskutuar për ndikimin e Rusisë e cila po përpiqet të devijojë rrugën evropiane të vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Borrell-Serbisë: Ruajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE

“Ne mirëpresim zgjedhjet inkurajuese strategjike të disa prej tyre, të cilët janë plotësisht në linjë me politikën tonë të jashtme dhe sanksionet, dhe gjithashtu u treguam atyre që nuk janë rreshtuar plotësisht ose nuk janë rreshtuar fare, dhe dua të përmend Serbinë, se ruajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.

Ndërsa duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se tensionet dhe provokimet duhet të marrin fund.

“E përmendëm konkretisht dialogun Beograd-Prishtinë, edhe një herë më duhet të sqaroj se të jesh anëtare e Bashkimit Evropian është ushtrim bashkëpunimi, është ushtrim i shteteve që kanë luftuar në të kaluarën, që të bëhen jo vetëm fqinjë, por edhe miq e partnerë. Ky është një ushtrim i të jetuarit së bashku, dhe për këtë, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjes, është e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të marrin fund. Dhe atmosfera negative dhe mungesa e konstruktivitetit gjithashtu duhet të ndalojë. Të jesh anëtar i Bashkimit Evropian do të thotë të jesh në gjendje të bashkëpunosh dhe të veprosh si fqinjë i mirë, duke kapërcyer të gjitha vështirësitë e së kaluarës”, ka thënë ai.

borrell lidhjeve rusine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.