Një gazetar amerikan raportoi se u ndalua përkohësisht nga siguria sot teksa u përpoq të hynte në një stadium të Kupës së Botës në Katar i veshur me një bluzë me ngjyrat e ylberit në mbështetje të komunitetit LGBTQ+, në një vend ku marrëdhëniet midis homoseksualëve janë të paligjshme.
Grant Wahl, një ish-raporter i Sports Illustrated, i cili tani drejton faqen e tij të internetit, tha se roja e sigurisë e ndaloi atë të hynte në stadiumin “Ahmad Bin Ali” në qytetin Al-Rayyan përndeshjen hapëse të Shteteve të Bashkuara kundër Uellsit dhe i kërkuan të hiqte bluzën.
Ai gjithashtu tha se i ishte konfiskuar celulari pasi postoi në Twitter për incidentin.
Por rreth gjysmë ore më vonë, Wahl u pranua në stadium pa pasur nevojë të ndërronte fanellën.
“Unë jam mirë, por kjo ishte një sprovë e panevojshme,” shkroi Wall në Twitter, duke thënë më vonë se një person i sigurisë iu afrua, i kërkoi falje dhe e lejoi të hynte në vend.
Ai gjithashtu mori më vonë një falje nga një përfaqësues i FIFA-s.