Profesoreshë Luljet Bozo u shfaq pranë kryeministrit Edi Rama në prezantimin e programit të rindërtimit.
Ajo tha se tërmeti nxori në pah problemet me ndërtimet dhe shprehu kënaqësinë që projekti i rindërtimit po ecën sipas standardeve.
“Unë në përgjithësi ne inxhinierët flasim shkurt. Ne të gjithë u tronditëm nuk diskutohet, se tërmeti është një dukuri shumë e rrezikshme, por nga ky tërmet përveç atyre që kemi thënë në të gjithë transmetimet ne nxorëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera. Më vjen mirë që qeveria mori veten shumë shpejt e siç e dinë të gjithë nuk mbeti njeri përjashta dhe nisi menjëherë përpjekjet për fondin sepse ishin shkatërrime të mëdha. Më vjen shumë mirë që ato që kemi konstatuar, difektet sidomos në qëndrim sepse nuk do kishim as gjysmat e atyre dëmeve nëse s’do të kishim shkelje të ndërtimit”, tha ajo.
Ajo tha se një drejtim i mirë e fitim prurës dhe që ngre menjëherë ekonominë është zhvillimi i turizmit.
