Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Braçe-ministres së Financave: Familjet kanë 3 muaj pa ndihmë, kur do nisi paketa anti-krizë?

10:55 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1662454129 Screenshot7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Ekonomisë e nis legjislaturën e re me diskutimin e aktit normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2022, ku rriten pritshmëritë për të ardhurat, rriten shpenzimet e ndërkohë ulen pritshmëritë për deficitin buxhetor. Deputeti i PS-së, ish-zvkryeministri Erion Braçe ka vijuar qëndrimin e tij opozitar, duke thënë se paketa anti-krizë duhet të fillojë sa më shpejt, pasi shumë familje janë pa ndihmë për shkak të çmimeve të papërballueshme.

“Jeni të sigurt për këto 30 miliardë lekë të ardhura plus që do të realizohen deri në fund të vitit? Nga cilat zëra do të vijnë? Ju thoni se do të vijoni mbështetjen sociale me 6.1 miliardë lekë, kjo zgjatja kur fillon se qershori, korriku dhe gushti ikën, dhe bëhet fjalë për grupet më vunerabël që janë goditur më fort se çdo kush tjetër nga këto çmime. Rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për të ardhurat e tyre. Kur do të fillojë zgjatja e paketës, dhe çfarë do të marrin a mund ta dimë, do jetë e njëjta paketë apo do jetë diçka ndryshe?”.

Pjesë e këtij akti normativ është përfshirë edhe paketa e dytë sociale për përballimin e çmimeve të rritura. Kjo paketë e dytë që do të ketë përsëri fokus kategoritë në nevojë dhe pensionistët do të jetë zgjatje e paketës së parë, ku u dhanë 30 mijë lekë për 3 muaj për të pensionistët dhe familjet në nevojë për të përballuar koston e shtuar prej çmimeve.

erion brace paketa anti-krizë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.