“The Mirror” raporton se Brad Pitt ka blerë dhe i ka dhuruar aktores shtëpinë miliona dollarëshe për të cilën ata shpenzuan tri vite kohë për ta rinovuar. Jennifer Aniston mbushi 50 vjeç në muajin shkurt, por mesa duket dhuratën më të bukur po e merr dy muaj më pas nga një person jo pak i rëndësishëm për të.
Vlera e vilës kap shifrën e 79 milionë dollarëve. Megjithatë edhe pse Brad vendosi t’i japë çelësat e shtëpisë që Jennifer e kishte aq përzemër, raporti i tyre vazhdon të mbetet në kuadrin e një miqësie të mirë.