Edmond Ndou është zgjedhur kryetari i ri i qarkut të Shkodrës. Zyrtarizimi i tij në detyrë është bërë këtë të enjte, ku anëtarët e Këshillit të qarkut votëbesuan në shumicë emrin e propozuar nga socialistët. Edmond Ndou vjen në këtë post pas dorëheqjes së marina Duhanit.
Ndou më herët ka drejtuar institucione publike e private. Ndërsa në fjalën e tij pasi u zgjodh kryetari i ri i qarkut, Shkodrës, premtoi se do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët për të dhënë më të mirën për qytetarët.