Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Braktisi televizionin dhe modelingun për karatenë, 23-vjeçarja tregon arsyen që e shtyu të merrte këtë vendim

19:22 / February 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fortesa Orana, 23 vjeçe, ka qenë pjesë e botës së televizionit dhe modelingut, por sot ajo i ka lënë të gjitha për t`iu përkushtuar pasionit të saj për sportin e karatesë, të cilin e ka nisur që në moshën 7-vjeçare.

Orana është përfaqësuesja e Kosovës në këtë sport dhe është shpallur kampione jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan. E ftuar në programin “Rudina”, në TV Klan ajo ka treguar më shumë për jetën personale, por edhe atë profesionale.

“Me sportin e karatesë jam marrë prej moshës 7-vjeçare. Fillimisht kam nisur sportin e handball-it. Ka nisur si handbolliste, ishte një rastësi shumë e madhe për sportin e karatesë, nuk mbajtëm ushtrime në handball sepse ishte një garë në sportin e karatesë. Unë kisha shumë dëshirë të shihja si ishte sporti i karatesë dhe aty më ka lindur ideja të merresha me sportin e karatesë. Ka qenë një ëndërr për mua”.

Ajo është shpallur disa herë kampione dhe 10 herë sportistja e vitit në Federatën e Karatesë së Kosovës. Kampione Ballkanit në vitin 2018, në kategorinë e  të rriturve si dhe fituese e vendit të 5 në Kampionatin e Europës në 2019.

“Më pëlqenin lufëtrat që i bënin, kontaktet janë disa më specifike në sportin e karatesë, goditjet me këmbë, goditjet me duar. Më jepte adrenalinë më shumë sepse kam një karakter dhe shpirt luftarak dhe prandaj zgjodha dhe sportin e karatesë”.

Synimi i saj janë Lojërat Olimpike në Tokyo 2020, ku Fortesa po përgatitet që të kualifikohet dhe ndjen se është shumë afër./tvklan.al

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.